Aktualitet

U arratis një vit më parë nga burgu në Itali, gjendet i vdekur në Bolivi 40-vjeçari shqiptar, në Shqipëri akuzohej për vrasje (EMRI)

Viktima është identifikuar si Roland Dedja nga Durrësi ndërsa në vendin tonë akuzohet për vrasje. Dedja një vit më parë kishte arritur të arratisej nga një burg në Itali.

27 Tetor 2024, 15:10 Nga N.F
U arratis një vit më parë nga burgu në Itali, gjendet i
Roland Dedja

BOLIVI- Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në Bolivi. Viktima është identifikuar si Roland Dedja nga Durrësi ndërsa në vendin tonë akuzohet për vrasje. Dedja një vit më parë kishte arritur të arratisej nga një burg në Itali. Raportohet se Dedja u gjet i vdekur në një banesë të marrë me qira bashkë me një shok në zonën veriore të lagjes Los Tusequis në Santa Cruz të Bolivisë. Mësohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak.

Në 25 shtator 2023, ai u arratis nga burgu i Teramos në Abruzo, i ndihmuar nga një dron i jashtëm, i cili transportoi mjetet e nevojshme që u përdorën më pas nga 40-vjecari për të prerë kangjellat dhe për të zbritur me litar. Dedja në momentin e arratisjes, ishte në pritje te gjykimit për drogë dhe për grabitje pas arrestimit në Martinsicuro. Ai më parë ishte akuzuar edhe për vrasjen e shqiptarit Shpëtim Cupa në Brescia, Itali. Në shkallë të parë ai kishte marrë pafajësi, por cështja më pas u apelua.

Kjo nuk ishte arratisja e parë e 40-vjeçarit pasi ai edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Sipas autoriteteve boliviane, Roland Dedja ka hyrë në Bolivi në nëntor 2023 përmes Desaguadero. Ai mori me qira një shtëpi në zonën veriore të Los Tusequis dhe dihet se, në momentin e vdekjes së tij, ai jetonte me një mik bolivian që po ndiqej penalisht për mashtrime. Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, shoqëruesi i tij është zhdukur që nga dita e vdekjes së Dedjas. Rasti është raportuar në Interpol, por ende janë duke u kryer disa hetime.

roland dedja gjendjet i vdekur shqiptari ne bolivi arratisje nga burgu

Sondazh

Poll