Aktualitet

Të shtëna me armë në Lezhë/ Qëllohet në drejtim të një personi, "shënjestra" e sulmit merret në pyetje nga policia, në vendngjarje asnjë gëzhojë

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një personi. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

27 Tetor 2024, 19:41 Nga N.F
Të shtëna me armë në Lezhë/ Qëllohet në
Foto ilustruese

LEZHË- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Pllanë të Lezhës. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të një personi. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur se rreth 19:00 kur në sallën operative të Policisë së Lezhës është marrë një telefonatë se është qëlluar me armë drejt një personi. Policia ka shkuar në vendngjarje, por nuk kanë mundur të gjejnë gëzhoja në vendin ku dyshohet se është qëlluar.

Për këtë ngjarje është shoqëruar personi që dyshohet se ishte objektivi i sulmit, i cili po jep dhe deklaratën e tij në lidhje me dinamikën dhe rrethanat. Ai po pyetet nëse ka mundur të identifikojë agresorët dhe konfliktet e mundshme që ka.

te shtena ne lezhe

Sondazh

Poll