Aktualitet

U godit për vdekje nga kova e fadromës teksa po e rregullonte, ky është 38-vjeçari i cili humbi jetën sot në Rrëshen

Caka ndërroi jetë ditën e sotme pasi godit nga kova e fadromës teksa po e riparonte.

27 Tetor 2024, 18:29 Nga N.F
U godit për vdekje nga kova e fadromës teksa po e rregullonte, ky
Arbër Caka

RRËSHEN- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në fshatin Tarazh të Rrëshenit, ku 38-vjeçari Arbër Caka humbi jetën. Caka ndërroi jetë ditën e sotme pasi godit nga kova e fadromës teksa po e riparonte.

Ndërkohë është publikuar edhe fotoja e viktimës. 38-vjeçari ishte duke riparuar një defekt hidraulik, kur kova e fadromës ka rënë dhe e ka goditur për vdekje. 


NJOFTIMI I POLICISË: 


Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C,  38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij.

Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë  dhe ka goditur 38 vjeçarin,  i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

arbër caka rreshen

Sondazh

Poll