Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy mjete, një nga makinat përfundon në kanal, dy të plagosur (FOTO)

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Më tej raportohet se pas përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.

27 Tetor 2024, 15:36 Nga N.F
Aksident në aksin Lezhë-Laç/ Përplasen dy mjete, një
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Lezhë-Laç. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy mjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Më tej raportohet se pas përplasjes njëri nga mjetet ka përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Në mjetin që ka përfunduar në kanal janë plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës. Më tej bëhet me dije se është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti. Policia ndodhet në vendngjarje, e cila po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.

aksident ne lezhe plagosje

Sondazh

Poll