Aktualitet

Shkrumbohet një makinë në aksin Belsh-Kuçovë, nisin hetimet për shkakun e zjarrit

Zjarri ndodhi rreth orës 18:00, në afërsi të fshatit Kajan. Mësohet se një makinë tip “Volkswagen Golf” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

27 Tetor 2024, 18:50 Nga N.F

 

 

Shkrumbohet një makinë në aksin Belsh-Kuçovë,
Makina

 

BELSH- Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në aksin Belsh-Kuçovë. Zjarri ndodhi rreth orës 18:00, në afërsi të fshatit Kajan. Mësohet se një makinë tip “Volkswagen Golf” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja dhe Policia e Belshit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe nisjen e hetimeve. Gjithashtu po merret dëshmia e drejtuesit dhe do pritet ekspertiza auto-teknike, nëse zjarri është aksidental ose shkaqet që sollën flakët.

digjet makina policia

Sondazh

Poll