Aktualitet

Shirat në vend, Klevis Balliu gjen fajtorin e përmbytjeve: Është e thjeshtë, vijnë prej ndërtimeve dhe lavatriçja e drog

22 Dhjetor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Shirat në vend, Klevis Balliu gjen fajtorin e përmbytjeve:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është shprehur se përmbytjet në vend për pak minuta shi vijnë për shkak të ndërtimeve të shumta dhe pa kriter.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balliu ka publikuar disa video ku shihen vende të mbushura me ujë për shkak të shirave dhe krahas pamjeve shkruan se kush është fajtori për këto pamje.

Më tej Balliu shkruan se sipas tij Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki dhe se sot vendi jonë është në mëshirë të fatit.

Reagimi i Klevis Balliut

TIRANËN NUK E PËRMBYT SHIU POR VJEDHJET E RAMËS DHE VELIAJT Shi ka në gjithë botën por në pak minuta u përmbyt Tirana, Lana del nga shtrati, rrugët kryesore të kryeqytetit përmbyten dhe lavatriçja drogës €rion Veliaj bën sehir.
Pse ndodh kjo është e thjesht. Ndërtimet vend e pa vend, vjedhjet në rrugët e Tiranës dhe projektet e propagandës kanë bllokuar gjithçka çka e përmbyt Tiranës në pak minuta shi. Shqipëria ska as qeveri dhe as bashki.
Sot vendi jonë është në mëshirë të fatit. Kur ka tërmet bashkia nuk përgjigjet as qeveria kur ka përmbytje po ashtu atëherë për çfarë na duhen këta thjesht për të vjedhur vendin që të mbushi xhepat Veliaj me Ramën. SMUND TË TOLEROHET MË.

Shqipëria është përfshirë sot nga një moti i keq me shira të shumtë duke sjellë përmbytje në të gjithë vendin. Nën ujë janë ‘zgjuar’ sot disa lagje të Tiranës, Lezhës dhe Durrësit ku nuk kanë munguar bllokimet e rrugëve apo dalja e ujërave të zeza në sipërfaqe. Ndërkohë Lumi i Lanës në Tiranë, është shtryrë dhe uji ka arritur pikën maksimale. Problematike është e situata e banorëve të prekur nga tërmeti, të cilët në çadra po jetojnë mes lagështirës dhe ujit. Ata i bëjnë thirrje qeverisë që t’u japë një zgjidhje të shpejtë.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit njofton se do të ketë reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend moti i keq ne shqiperi reshje intesive shiu në vend

Sondazh

Poll