Aktualitet

“Do të q* motrën, je kokra e legenit”/ Laert Vasili sherr me artistët, quan Robert Budinën bukëshkalë: Haram, një tur

22 Dhjetor 2019, 13:50 Nga DOSJA
“Do të q* motrën, je kokra e legenit”/ Laert Vasili sherr

Tiranë– Laert Vasili ka pasur një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme me disa aktorë, pjesë të ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”. Këta të fundit e kanë akuzuar Vasilin se u ka grisur një kartelë, kjo është mohuar nga vetë ai. Nuk kanë munguar edhe të sharat. Vasili teksa ka publikuar edhe videon e sherrit, nuk i ka ndaluar akuzat ndaj Robert Budinës, të cilin e ka quajtur bukëshkalë. Ai thekson se pas kësaj ngjarje ka përfunduar në spital.

“Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē! P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!”, shprehet ai teksa publikon edhe videon në Facebook.

DEBATI:

Artisti: Hajde dalim, hajde dalim të dy bashkë.

Laert Vasili: Fol, fol.

Aktorët: A mund të na thuash pse e grise kartelën?

Laert Vasili: Gënjen, gënjen, gënjen.

Aktorët: Kemi video.

Laert Vasili: Gënjen, gënjen.

Aktorët: A mund të na thuash se e grise kartelën. Po jemi 10 dëshmitarë mo.  Kemi video. A mund të na thuash pse e grise kartelën.

Laert Vasili: Si guxon ti prek me dorë?

Aktorët: A mund të na thuash pse e grise kartelën.

Laert Vasili: Si guxon ti prek me dorë oooo?

Aktorët: Po jemi 10 dëshmitarë more, ça je tu bo? A mund të na thuash pse e grise kartelën?

Laert Vasili:Mos më prek mua me dorë, ik andej,  s’ke surat ti të më prekësh me dorë, mos më prek mua me dorë. Çfarë kam bërë unë për Shqipërinë ti nuk e ke parë në ëndërr, more vesh çfarë po të them.

Robert Budina: Ik se ke pirë Laert, ik largohu.

Laert Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë që po më bëjnë. Këtë provokim që po më bëjnë. Nuk ta kam borxh, Berti,  këtk provoktim, Berti, Berti të kam ndihmuar. Kam respket këtu për Mond Budinën dhe për asnjë tjetër, mos shtrëngo dhëmbët.

Aktorët: Ti je kokra e legenit, je kokra e b*thq**it.

Laert Vasili: Çfarë jam unë?

Dëgjohen në video të shara ndaj Vasilit: Do të q’* motrën, po ik andej

Laert Vasili: Ti do të më i q*sh motrën mua? Ti?

Edmond Budina: Ti e ke grisur atë Laert?

Laert Vasili: Kush ta grisi ty mo? Ik mo se nuk kemi punë të bëni. Po ik mo se ka respeket për këtë burrë këtu.

Edmond Budina: Nëse e ke grisur Laert mos ki më respekt për mua.

Aktorët: Ik andej po të them, në Polici e ke vendin ti.  Hajde çik ti tek Policia.

Laert Vasili: Ik mos më kap mua me dorë ore, mos më kap mua me dorë.

Aktorët: Në polici e ke vendin.

Aktori: Unë do të bëj çeço ty,

Laert Vasili: Ti do të më bësh çeço mua, ja të shoh njëherë.

Aktori: Ja, ja unë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lart vasili robert budina sherr mes artisëve lart vasili robert budina sherr mes artisëve

Sondazh

Poll