Politike

Opozita protestë në Parlamentin Europian, reagon Rama: Duhen dy për një tango, ne kemi muzikën e BE-së

Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh se duhen dy për një tango dhe nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE. 

23 Tetor 2024, 16:43 Nga I.A
Opozita protestë në Parlamentin Europian, reagon Rama: Duhen dy
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për protestën e opozitës në Parlamentin Europian. Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh se duhen dy për një tango dhe nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë që është muzika e BE. 

"Duhen dy për një tango, nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë, është muzika e BE, dhe muzika e BE është e shkruar në mijëra partitura, detyra konkrete, me afate konkrete me monitorim shumë të imtësishëm, patjetër me rezultate konkrete, do të ishte shumë mirë që në aspektin që do të ndodhte do të ishte e dëshirueshme, nga ana tjetër s'mund të qëndrojmë në këtë diktaturë, por të vijojmë të bëjmë detyrat," tha Rama.

 

 

edi rama

Sondazh

Poll