Politike

Rama me Von der Leyen: Tashmë kemi hapur kapitujt e parë me BE-në, sfida sa vjen bëhet më e vështirë

Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh se vizita e saj është e veçantë pasi pas konferencës do të përshëndesin studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Evropës në Tiranë.

23 Tetor 2024, 16:13 Nga I.A
Rama me Von der Leyen: Tashmë kemi hapur kapitujt e parë me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë kanë hapur kapitujt e parë me BE-në dhe sfida sa vjen bëhet më e vështirë. Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, u shpreh se vizita e saj është e veçantë pasi pas konferencës do të përshëndesin studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. 

"Tashmë kemi hapur kapitujt e parë me BE-në. Kjo është një vizitë e veçantë pasi pas kësaj konference do të përshëndesim studentët dhe pedagogët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Jam këtu bashkë me ju për të konfimruar dhe afirmuar të gjitha ato që Shqipëria i ka konfirmuar në këtë rrugë të përbashkët, për të qëndruar krah për krah me Bashkimin Evropian," tha Rama. 

edi rama ursula von der leyen

Sondazh

Poll