Politike

Kërkesa e Ramës për Von der Leyen: Dua ta mbyllësh konferencën duke thënë se do anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Më tej ai tha se kjo sfidë shkon duke u bërë më e vështirë pasi bëhet fjalë për një sërë detyrash.

23 Tetor 2024, 16:23 Nga E. D
Kërkesa e Ramës për Von der Leyen: Dua ta mbyllësh
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i kërkoi von der Leyen, që mbyllë konferencën duke thënë se do anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Rama gjatë fjalimit tij në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, u shpreh se skuadra jonë ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur. Më tej ai tha se kjo sfidë shkon duke u bërë më e vështirë pasi bëhet fjalë për një sërë detyrash.

"Kam humbur numërimin e herëve kur nuk keni ardhur. Keni ardhur më shumë se të gjithë paraardhësit tuaj që nga fillimi i këtij shekulli. Sot është një ditë e veçantë, e di shumë mirë para se t’ju dëgjoj, që sot nuk do e përsërisni fjalinë me të cilën kemi mbyllur të gjitha konferencat e përparshme të shtypit. Duam të të fillojmë negociatat me BE. Sot keni ardhur në Shqipëria, pasi është ulur në tryezën për të hapur grup kapitullin e parë.

Duhet ta mbyllni konferencën e shtypit duke thënë ne duam anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Jemi shumë të vendosur që t’ja dalim edhe me këtë. Siç e dini, skuadra jonë e negociata ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur. Kjo sfidë shkon duke u bërë më e vështirë se bëhet fjalë për një sërë detyrës. Nuk po e them sa janë mos të tronditet askush që nuk e di procesin, por janë me mijëra”, tha Rama.

edi rama be von der leyen

Sondazh

Poll