Politike

"Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve!" Bardhi në Strasburg: Informuam me fakte dhe prova, bashkëbiseduesit u surprizuan

Krah deputetëve Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, Bardhi tha se Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve.

23 Tetor 2024, 16:13 Nga M.B
"Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes
Agron Gjekmarkaj, Gazmet Bardhi dhe Flamur Noka

STRASBURG- Kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ka bërë një deklaratë për mediat nga Strasburgu pas zhvillimit të protestës nga ana e deputetëve të PD-së ditën e sotme. Krah deputetëve Agron Gjekmarkaj, Flamur Noka, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi, Bardhi tha se Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve. Ai shtoi se teksa informuan për situatën në Shqipëri, një pjesë e bashkëbiseduesve janë surprizuar.

"Edi Rama ka zhdukur çdo mundësi për balancë mes pushteteve. Edi Rama për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar refuzon të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Të jem fare i hapur me ju, për një vend kandidat të Bashkimit Europian dhe një vend anëtar të NATO-s, këto janë paperceptueshme për miqtë që ne kemi takuar gjatë këtyre ditëve në PE. Dhe informimi me fakt edhe prova që grupi parlametar i ka bërë shoqëruar dhe me kërkesat tona për vëmendje të shtuar për atë që po ndodh në Shqipëri i ka surprizuar edhe një pjesë të bashkëbiseduesve tanë gjatë takimeve që kemi zhvilluar", tha Bardhi.

 

gazmet bardhi

Sondazh

Poll