Politike

"I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, po shpërblehet!" Von der Leyen në Tiranë: Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri

Ajo ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së.

23 Tetor 2024, 16:08 Nga M.B
"I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, po
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë një takim në platformën 'X' pas mbërritjes në Tiranë ku shprehet e gëzuar që ka nisur nga Shqipëria turneun e saj disa ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo ka ndarë momente nga takimi me kreun e qeverisë në kryeministri, von der Leyen shprehet se Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Von der Leyen i drejtohet Ramës duke i thënë se ka bërë durim dhe ka treguar vizion, gjë që sipas saj po shpërblehet.

Reagimi i Ursula von der Leyen:

Gëzohem që nis turneun tim në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Është rezultat i një pune shumëvjeçare. I dashur Edi, ke treguar edhe vizion edhe durim, dhe po shpërblehet.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll