Politike

"Shqipëria ka shembullin më të mirë"/ Von der Leyen: 1.4 mld euro për tranzicionin e energjisë së pastër

Po ashtu Von der Leyen përmendi planin prej 50 milionë eurosh për eficensën e energjisë, për karikimin e makinave elektrike si dhe planet për autobusët elekrikë për Tiranën. 

23 Tetor 2024, 16:40 Nga I.A
"Shqipëria ka shembullin më të mirë"/ Von der
Ursula von der Leyen

TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se në Shqipëri po bëhen investime prej 1.4 miliardë eurosh për tranzicionin e energjsië së pastër. Duke folur në konferencën për mediat me Ramën, Von der Leyen tha se po ashtu do të ketë investime të fusha të tjera në vend. Po ashtu Von der Leyen përmendi planin prej 50 milionë eurosh për eficensën e energjisë, për karikimin e makinave elektrike si dhe planet për autobusët elekrikë për Tiranën. 

"Plani për investimet në Ballkanin Perëndimor. Në Shqipëri janë mobilizuar investime 1.4 miliardë eurosh me fokus te tranzicioni i energjisë së pastër. Është e rëndësishme që partnerët tanë të jenë pjesë e kësaj nisme, por për Shqipërinë nuk ka për të qenë sfidë shumë e madhe sepse ju jeni lider në këtë fushë ndaj ne po punojmë me ju për projekte që mund ta fuqizojnë këtë lidershipin. Në fushën e energjisë që rinovueshme, për shembull kemi hidrocentralin e Vaut të Dejës, i pari në rajon.

Kemi dhe një plan prej 50 milionë euro për eficensën e energjisë, për karikimin e makinave elektrike si dhe planet për autobusët elekrikë për Tiranën. Është dhe një projekt i veçantë, për Kampusin e kolegjit të Europës, ju e patët këtë ide të shkëlqyer i dashur Edi dhe ne dëshironim ta bënim realitet. Zyrtarisht do hapim vitin akademik për grupin e parë të studentëve. Këta të rinj janë udhëheqësit e rinj të Europës, kjo do të thotë që e ardhmja e Europës po formësohet me këta të rinj në Shqipëri”, tha Von der Leyen.

ursula von der leyen edi rama

Sondazh

Poll