Politike

Arrestimi i Metës/ Von der Leyen: Unë s'do bëj komente. Drejtësia po bën punën e saj

Von der Leyen konferencë të përbashkët me Ramën tha se punojnë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale dhe procesi varet nga merita e çdo vendi.

23 Tetor 2024, 16:28 Nga I.A
Arrestimi i Metës/ Von der Leyen: Unë s'do bëj komente.
Ursula von der Leyen

TIRANËPresidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen është shprehur se për arrestimin e Metës nuk do të bëjë asnjë koment. Von der Leyen konferencë të përbashkët me Ramën tha se punojnë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale dhe procesi varet nga merita e çdo vendi.

"Unë nuk do të bëj komente për vendimet gjyqësore. Ne punojmë për reformën gjyqësore, por kjo nuk ka të bëje me çështje individuale. Procesi varet nga merita e çdo vendi, kjo është e rëndësishme për vendet anëtare, që ju të shikoni rezultatin e punës. Me Shqipërinë kemi një shembull të shkëlqyer, tregon që gjerat kanë ecur shpejt dhe nëse ecin siç duhet në ndoshta do hapin të gjithë grup kapitujt deri vitin e ardhshëm. Duhet bërë gjithë puna për të qenë vend anëtarë dhe kjo varet nga puna e çdo vendi," tha Von der Leyen.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll