Politike

"Ne shqiptarët bëjme debat për çdo gjë"/ Rama: Por e kemi vendin në BE

Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe të gjithë janë të gatshëm të kontribuojnë për këtë gjë.

23 Tetor 2024, 16:18 Nga I.A
"Ne shqiptarët bëjme debat për çdo gjë"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se shqiptarët janë të ndarë në pothuajse çdo gjë dhe janë në gjendje të bëjnë debat për çdo gjë. Rama në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se Shqipëria e ka vendin në Bashkimin Evropian dhe të gjithë janë të gatshëm të kontribuojnë për këtë gjë.

"Një falënderim shumë të ndjerë dhe shumë të posaçëm sepse pa vendosmërinë tuaj, mbështetjen e pakursyer të KE, pa bashkëpunimin e përditshëm me misionin e KE në Tiranë, pa ndërveprimin me të gjithë ata në Bruksel që janë të lidhur me këtë punë kjo ditë nuk do kishte ardhur. E dimë sa vështirësi është dashur të kapërcehen për ta kthyer edhe një herë BE me sytë nga BP, për ta afruar atë ditë më shumë. Ne shqiptarët jemi të ndarë në pothuajse në çdo gjë, jemi në gjendje të bëjmë debat edhe për ngjyrën e murit atje edhe për orën sa është sot, madje pasionalisht edhe sa është data sot.

Por ka një gjë që shqiptarët nuk kanë asnjë debat, që vendi ynë, Shqipëria është në BE dhe që e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE dhe nëse ka një mision të të gjithë shoqërisë, gjitha partive është të kontribuojë që kjo gjë të ndodh sa më shpejt. Mirëserdhe në vendin më pro BE-së në Europë, edhe brenda BE-së edhe jashtë BE-së. Fanatikët e BE janë këtu. E thotë barometri europian," tha Rama.

edi rama ursula von der leyen be

Sondazh

Poll