Politike

IMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje pas përmbytjeve, Bledi Çuçi merr pjesë në aksionin e Bashkisë së Vlorës

Në nisjen e aksionit të sotëm ka marrë pjesë dhe i deleguari politik i qarkut të Vlorës Bledi Çuçi, i cili inspektoi nisjen e punimeve. Çuçi teksa ndodhej me Dredhën harroi që ishte i deleguar politik në Vlorë dhe nisi të sillej si deputet i zonës apo si kryetar i Bashkisë Vlorë. Çuçi deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

23 Tetor 2024, 15:09 Nga I.A
IMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje pas përmbytjeve, Bledi
Ermal Dredha dhe Bledi Cuci

VLORË- Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kanalin e ujërave të larta. Ky aksion është ndërmarrë nga Bashkia e Vlorës pas përmbytjeve të 4 Tetorit, ku Vlora ishte qyteti më i dëmtuar.

Kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, theksoi se pas ngjarjes së përmbytjes është bërë evidentimi i të gjitha segmenteve të kanalizimeve dhe do të ndërhyhet në ato vende ku janë kryer abuzime me ndërtime të paligjshme.

“Aty ku është abuzuar ndër vite me ndërtime me apo pa leje, apo jo sipas procedurave që kanë ligjet sa i përket urbanistikës, ne po i shikojmë me shumë vëmendje dhe do të fillojmë të ndërhyjmë, patjetër duke zbatuar edhe ligjet në fuqi. Po aty ku ne mundemi do fillojmë të bëjmë një prishje sepse realisht ndihmon edhe ato projekte që kemi në vazhdim”, tha Dredha.

Në nisjen e aksionit të sotëm ka marrë pjesë dhe i deleguari politik i qarkut të Vlorës Bledi Çuçi, i cili inspektoi nisjen e punimeve. Çuçi teksa ndodhej me Dredhën harroi që ishte i deleguar politik në Vlorë dhe nisi të sillej si deputet i zonës apo si kryetar i Bashkisë Vlorë. Çuçi deklaroi se masat e marra do të kontribuojnë në parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen.

“Kanali ka qenë krejtësisht i bllokuar dhe ky ka qenë një shkaqet që ka sjellë edhe rëndimin e situatës sepse padiskutim me atë intensitet shirash sigurisht që mund të ishte e pa përballueshme, por situata u rëndua shumë edhe në sajë të bllokimit të kanalit kryesor nga ndërtimet pa leje. Kjo situatë duhet të marrë fund”, u shpreh Çuçi.

Moti i keq dhe reshtjet intensive të shiut më 4 tetor sollën përmbytje me pasoja kolosale në qytetin bregdetar. Situata më kritike u raportua në lagjet ‘Albano dhe Romina’, lagjia ‘Leg Sallat’, lagjia ‘28 nëntori’, zona te Xhamia, zona te Xhamia, lagja 'Rilindja', 'Skela', 'Pavarësia', rruga ‘Hasan Kushta’ rruga "Gjergj Araniti" aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit ‘Ismail Qemali’. Po ashtu si pasojë e përmbytjeve djeshme u evakuuan 33 familje, konkretisht 55 persona e kaluan natën në konvikte. Uji dhe balta vërshuan në banesa dhe biznese, ku dëmet e shkaktuar kanë qenë katastrofike. Ende nuk ka një përllogaritje të bilancit të saktë, por autoritetet vendore pritet të nisin punën për verfikimin e dëmeve. Niveli i ujit në shumë rrugë të qytetit bregdetar arriti 50-60 centimetër. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

inspektoriati i mbrojtjes së territorit ermal dredha bledi Çuçi

Sondazh

Poll