Politike

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin në Kryeministri, pritet me ceremoni zyrtare nga Rama

Von der Leyen rreth orës 15:15 ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë, Edi Rama. 

23 Tetor 2024, 15:13 Nga M.B
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërrin në
Ursula von der Leyen dhe Edi Rama

TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka mërritur në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare, por duke nisur kështu dhe një tur disa ditor me takime në vendet e Ballkanit Perëndimor. Von der Leyen rreth orës 15:15 ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kreu i qeverisë, Edi Rama. 

Von der Leyen dhe Rama pritet të vzhillojnë një takim me në fokus paketën e BE-së për rritje dhe reforma në rajon, e cila përfshin ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. Pas këtij takimi pritet që ata të mbajnë një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Rreth orës 17:00, Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të marrin pjesë edhe në ceremoninë e hapjes së Kampusit të Kolegjit të Europës. Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian.

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik. Agjenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.  

ursula von der leyen

Sondazh

Poll