Politike

Sot mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, pritet të japin dëshmitë për çështjen e sterilizimit Koçiu, Manastirliu dhe Shkëlqim Cani

Po ashtu do të dëshmojnë Admir Daci, Arben Daci, Artan Kalleshi, Altin Fani.

21 Tetor 2024, 09:03 Nga r.ll
Sot mbledhja e Komisionit për Shëndetësinë, pritet të
komisioni

TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit për koncesionet në Shëndetësi. Në mbledhjen e sotme pritet të dëshmojnë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ish-ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani. Po ashtu do të dëshmojnë Admir Daci, Arben Daci, Artan Kalleshi, Altin Fani. Të gjithë dëshmitarët do të pyeten në lidhje me aferën e sterilizimit, për të cilën është arrestuar ish-ministri Ilir Beqaj dhe zyrtarë të tjerë.

Seancat e kaluara janë shoqëruar me kaos dhe tensione mes kryetares Albana Vokshit dhe anëtarëve të mazhorancës në komision. Lidhur me këtë, Vokshi dhe deputetët e opozitës i kanë drejtuar më 11 tetor Sekretariatit të Etikës për ndëshkimin e tre deputetëve socialistë, Plarent Ndreca, Erion Braçe dhe Ilir Metaj. Në letrën drejtuar kryetares së Sekretariatit të Etikës, Klotilda Bushkës demokratët shprehen se deputetët e PS-së “ndërmorën veprime të njëanshme e arrogante” në Komision, duke listuar shkeljet e tyre. "Etika" do duhej te ishte mbledhur brenda 48 orësh nga kërkesa, por në kundërshtim me rregulloren komisioni i etikes nuk është mbledhur.

Kjo kërkesë u bë pas tensioneve të krijuara në seancën e 9 tetorit të Komisionit Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, ku mbledhja nisi pa praninë e kryetares, Albana Vokshi dhe pa anëtarët e opozitës. Këta të fundit u ndaluan nga Garda për shkak të përjashtimit të tyre nga punimet e Kuvendit pas kaosit në seanca plenare. 

Vokshi tha se mbledhja e nisur nga nënkryetari, Plarent Ndreca ishte e jashtëligjshme, ndërsa pati edhe një debat të ashpër me deputetin socialist, Ilir Metaj. Zhvillimi i seancës u paralizua për më shumë se një orë për shkak të debateve. Në një moment në sallën e mbledhjes hyri dhe deputeti socialist Erion Braçe. Mes tij dhe Vokshit po ashtu pati një përplasje pasi sipas saj është e ndaluar futja e tij në mbledhjen e komisionit hetimor.

komisioni i shendetesise 21 tetor 2024

Sondazh

Poll