Politike

Rama më 26 tetor në Nju Jork/ Dega Manhattan e Vatrës: Koha për të ngritur zërin! Bashkohemi në protestë kundër atyre që kontribuan në shpopullimin e Shqipërisë

Ata gjithashtu e kanë quajtur takimin e Ramës në Nju Jork një takim me patronazhistë ndërsa theksojnë se është koha për të ngritur zërin. Sipas tyre diaspora nuk duhet të bëjë asnjë hap pas por të udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve.

20 Tetor 2024, 17:53 Nga N.F
Rama më 26 tetor në Nju Jork/ Dega Manhattan e Vatrës: Koha
Posteri

NJU JORK- Dega Manhattan e Vatrës për mes një posteri ka bërë me dije se duan të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit për Diasporën, Taulant Balla që do të mbahet më 26 tetor në Nju Jork. Më tej në mesazhin e tyre u kanë bërë thirrje bashkëatdhetarëvë të bashkohen në protestë kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.

Ata gjithashtu e kanë quajtur takimin e Ramës në Nju Jork një takim me patronazhistë ndërsa theksojnë se është koha për të ngritur zërin. Sipas tyre diaspora nuk duhet të bëjë asnjë hap pas por të udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve.

Njoftimi i Vatra, Dega Manhattan:

Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.

takimi i rames ne nju jork vatra

Sondazh

Poll