Aktualitet

Kapet me mbi 1 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, burri tregoi me gisht çantën e zezë të shpinës, brenda së cilës kishte mbështjellës të ndryshëm kokaine me peshë totale afërsisht 1.1 kg

19 Tetor 2024, 14:39 Nga E. D
Kapet me mbi 1 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali
pamje nga vendngjarja

ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap me një kilogram kokainë në makinën e tij. Siç raportohet autoritet vunë re 46-vjeçarin i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij, u nis në një drejtim tjetër. I ndaluar menjëherë nga operatorët, ai u shfaq shumë nervoz. 

I pyetur nëse mbante diçka të paligjshme, burri tregoi me gisht çantën e zezë të shpinës, brenda së cilës kishte mbështjellës të ndryshëm kokaine me peshë totale afërsisht 1.1 kg. Pas kontrolleve të mëvonshme personale dhe automjeti, u gjetën dhe sekuestruan edhe 2500 euro cash. Burri u dërgua në burgun Marassi.

policia italiane

Sondazh

Poll