19 Tetor 2024, 14:37
Nga M.B
Shëngjin
LEZHA- Autoritetet italiane u vunë në lëvizje të shtunën për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Emigracionit në Romë për emigrantët, të cilët ishin vendosur të mërkurën në kampin e Gjadrit në Lezhë.
Anija e rojes bregdetare italiane mbërriti rreth orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës në portin e Shëngjinit për transportimin e emigrantëve drejt shtetit fqinj. Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet italiane, nën shoqërimin e policisë shqiptare, transportuan 12 emigrantët nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.
Procedurat në port zgjatën vetëm pak minuta dhe emigrantët, të shoqëruar nga forcat italiane, hipën në anijen e rojes bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali. 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën nga Guardia di Finanza dhe u sollën në kampin e Gjadrit nga anija e marinës italiane të mërkurën e 16 tetorit.
Por, pas dy ditësh, Gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe, për këtë arsye, 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.
Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët u nënshkrua në nëntor të vitit 2023 mes kryeministrave të të dy vendeve, Rama dhe Meloni, por me këtë vendim të Gjykatës së Romës mbetet e paqartë nëse kjo marrëveshje mund të funksionojë, ndonëse në Shëngjin dhe Gjadër shteti italian ka investuar miliona euro në ngritjen e dy qendrave./ BIRN
emigrantet
Aktualitet
19 Tetor 2024, 14:05
M.B
Protesta e aktivistëve
LEZHA- CBC News i ka dedikuar një artikull debatit rreth marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe S...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 13:39
ZH.LL
Emigrantët në Shëngjin
ITALIA- 12 emigrantë të strehuar në Gjadër duhet të dërgohen në Itali. Sipas media...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 14:08
E. D
droga e sekuestruar
ATHINË- Një shqiptar dhe një grek janë arrestuar në Greqi. Mësohet se të dy së bashku kishin ng...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 13:52
E. D
Agron Kraja
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me nëntë muaj burg në Angli, pasi e kishte kthyer dy pronat e tij në ...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 13:21
ZH.LL
foto ilustruese
KËLCYRË- Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia. Sipas njoftimit të policis&...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 13:08
ZH.LL
foto ilustruese
ERSEKË- Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka tentuar të përd...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 13:02
E. D
fotot ilustruese
SHKODËR- Pesë persona janë arrestuar në Lezhë, pasi kishin përshtatur banesën dhe stallën e bag&eu...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 12:57
E. D
foto ilustruese
BELGJIKË- Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia belge pasi u kap me 13 kg kokainë. I riu shqiptar tërhoq...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 12:41
ZH.LL
foto ilustruese
GRAMSH- Një 41-vjeçar i shpallur në i kërkim nga GJKKO për veprën penale "Shkelje e barazisë s&eu...
Aktualitet
19 Tetor 2024, 12:06
E. D
droga
GREQI- Një shqiptar është arrrestuar në Igumenicë nga autoritetet e Greqisë. Mësohet se 54-vje&cced...