Politike

Samiti i 3-të, Zaev ftesë për Kosovën e Bosnjën: Të gëzuar nëse do takohemi në Sarajeve e Prishtinë (VD)

21 Dhjetor 2019, 13:12 Nga DOSJA
Samiti i 3-të, Zaev ftesë për Kosovën e Bosnjën:

TIRANË- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga Samiti i Mini Shengenit të Ballkanit tha se në Serbi do të nënshkruhet marreveshja për bashkëpunimin gjatë fatkeqësive natyrore.

Në fjalën e tij ai tha se nisma e mini shengenit, po mbështetet nga SHBA e BE, por nuk harroi të ftonte dhe Serbine e Bosnjën që të marrë pjesë në takimet e ardhshme.

Do ta ndjejnë partnerët evropian, prandaj shpreh vlerësimin për komisionin Evropian. Ata konfirmojnë se ne jemi të fokusuar për Bashkimin Evropian. Takimi tjetër do të jetë në Beograd. Ndërsa takimi tjetër në Malin  e Zi. Më pas do të jemi të gëzuar të vazhdojmë në Sarajeve apo në Prishtinë”, u shpreh Zaev.

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike samiti i trete i minishengenit zoran zaev samiti i trete i minishengenit zoran zaev

Sondazh

Poll