Politike

‘Edi Rama, mos e mbaj maxharr Pashën n’konak’, përloti shqiptarët me poezinë e tërmetit,  Çun Lajçi godet prapë:

21 Dhjetor 2019, 12:15 Nga DOSJA
‘Edi Rama, mos e mbaj maxharr Pashën n’konak’,

TIRANE- Aktori Çun Lajçi që njihet dhe për krijimtarinë e tij, si poet, bëri xhiron e rrjeteve sociale pas poezisë që botoi mbrëmjen e 26 nëntorit, kur Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë që la pas 51 viktima. E sot, ai shkruan sërish, e kësaj here i drejtohet kryeministrit Edi Rama për takimin e tretë për Mini-shengenit, dhe thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç s’duhet të kishte vend në Tiranë.

Vargjet nga Cun Lajçi

Edi Rama,

mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak,

se t’del shpirti n’yzderhane!

*

T’qava n’vargje kur u dridhe themelesh

Shqipni

Por t’qava edhe mbramë n’Tiranë  kur t’shkeli Vuçiçi

– A din pse shqipni

Se kur fituen komunistat, Shkodra u mbush malazez e serb, n’emen t’fitores, thoshte At Zef Pllumbi!

– Mbramë derisa protestonte nji grusht atdhedashsish, fitova përshtypjen se na pushtoi prap Serbia!

– Eh more Edi Ramë, pak t’paska pas dhanë me hangër të Makroni e Merkelka Ramushi

 (ma hanksh lu*in)

se ty u dashka me t’dhanë me hangër saçme!

Po s’po di a je veç ti kaqë i etshem për Sërbinë e Shengenin apo ke edhe të tjerë rreth vetës, se s’ka mundësi t’ua këthesh kaqë shpejt prapanicën kosovarve që t’erdhën pa zbardhë Hylli i Dritës n’Durrës, e hinë gërmadhave tue qajtë për vllazën t’vet, kur ti hala ishe n’mjegullat e Surrelit (narkotikve!)

– Pak pare t’i dhamë edhe ne, por edhe pak saçme mundemi me ti dhanë nesër, nëse vazhdon me shitë Shqipninë!

Ramushi e mbjti Luanin e vdekun n’shpindë e nuk e la n’Krumë, e ti ia bjen gjaksorin n’Durrës e ngre dolli, e s’len nji t’zezë pa thanë për Gjeneralin e Dukagjinit!

Por s’ke faj ti jo, se viat e bardha ti kan djegë trutë, kurse Ramushit plumbat e Vuçiçit ia kanë djegë dy vllaznit e krejt Kosovën!

Edi marrja

Merre vesh edhe ket fjalë:

Ashtu siç erdhem me ndihma, mund t’vimë nji ditë edhe me thupra thane tanë nej-nej, e me t’rreh derisa t’shkon piskama n’Beograd, se Kosova asht plot Ramusha, bile ma t’rrept se Isa janë Albini e Glauku, e huj ka hala (si n’Vlonën e vitit  1912), e besën e ke nuk luen ti me 6 milion shqiptar!

– Mos e mbaj Maxharr Pashën n’konak, po t’thotë Malsia e Reka, se t’del shpirti n’yzderhane o Edi Rama!

Tiranë, 21.12.2019

Më 8 tetor u zhvillua takimi i parë për “Shengenin Ballkanik”, në Novi Sad të Serbisë, ku diskutua për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërsa që prej pasdites së djeshme, Rama, Vuçiç, Zaev janë pjesëmarrës në këtë samit që synon krijimin e një zone të favorshme ekonomike mes vendeve të Ballkanit. Kosova ka refuzuar të marrë pjesë, dhe kjo ka ngjallur polemika, ndërsa kryeministri Rama e ka komentuar këtë si një “dritëshkurtësi” të politikës kosovare në sytë e SHBA dhe BE që mbështesin ‘Mini-shengenin’.

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksandër vuçiç në tiranë çun lajçi edi rama samiti i trete i minishengenit aleksandër vuçiç në tiranë çun lajçi edi rama samiti i trete i minishengenit

Sondazh

Poll