Politike

Cakaj në takimin trepalësh me homologët e Kroacisë e Mali të Zi: Thellojmë bashkëpunimin mes vendeve

21 Dhjetor 2019, 07:59 Nga DOSJA
Cakaj në takimin trepalësh me homologët e Kroacisë e Mali

KROACI- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, po zhvillon një vizitë ne Kroaci, ku u takua me homologët e Kroacisë dhe Mali të Zi.

Sipas një njoftimi nga ministria bëhet me dijes e kjo platformë takishme synon rritjen e bashkëpunimit mes tre vendeve në fushat e interesave të zhvillimit dhe mbrojtjes së objektivave të përbashkëta strategjike.

Diskutimet u përqëndruan në rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjetikës dhe turizmit.  Gjithashtu, në një status në Facebook, Cakaj, bëri me dije se u dakordësuan edhe për rritjen e angazhimeve të përbashkëta në shërbim të integrimit në BE dhe në kuadër të NATO-s.

Për më tepër, në statusin e tij, Ministri në Detyrë Cakaj informoi se palët kanë rënë dakord për të thirrur mbledhjen trepalëshe Shqipëri, Kosovë dhe Kroaci, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj ne kroaci gent cakaj takimi trepalesh cakaj ne kroaci gent cakaj takimi trepalesh

Sondazh

Poll