Politike

Vuçiç nga Samiti në Tiranë: Serbia do jetë 1 nga 5 vendet që do japë më shumë para për rindërtimin pas tërmetit (VD)

21 Dhjetor 2019, 12:46 Nga DOSJA
Vuçiç nga Samiti në Tiranë: Serbia do jetë 1 nga 5

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksadnër Vuçiç, nga Samiti i tretë i mini-shengenit të Ballkanit, ka shprehur ngushëllimet për familjet e prekuras nga tërmeti në Durrës e Thumanë.

Në fjalën e tij, Vuçiç tha se  Serbia të hënën do të marrë një vendim ku do alokojë një fond të rëndësishëm që do përdoret nga Shqipëria për rindërtimin e banesave të fundit.

Qeveria e Aserbisë do marrë të hënën një vendim për të ndihmuar Shqipërinë me një donacion të madh për të rindërtuar Durrësin e Thumanën. Do jemi një nga 5 vendet që do ketë vlerën më të madhe të donacioneve”, u shpreh Vuçiç.

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksandër vuçiç në tiranë samiti i trete i minishengenit tragjedia e 26 nentorit 2019 aleksandër vuçiç në tiranë samiti i trete i minishengenit tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll