Politike

Majlinda Bregu tërheq vëmendje mes liderëve të Ballkanit, biseda kokë ulur me Vuçiç, mëson Zoran Zaevin si të pozojë p

21 Dhjetor 2019, 11:51 Nga DOSJA
Majlinda Bregu tërheq vëmendje mes liderëve të Ballkanit,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me Presidentin serb Vuçiç, kryeministrin maqedonas Zoran Zaev, presidentin e Malit të Zi Milo Djukanovic dhe Majlinda Bregun, Sekretaren e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal kanë shkrepur foton zyrtare nga takimi që do të mbahet në kuadër të Minishengenit Ballkanik.

 

Bregu ka tërhequr vëmendjen e kamerave, sepse në një moment i tregon Zaevit si të pozojë dhe më pas për bisedën me kokën ulur që bën me Presidentin serb Vuçiç.

Kujtojmë se Vuçiç erdhi pasditen e djeshme në Tiranë bashkë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Samitit të Tretë të Minishengenit Ballkanik. Ai u prit me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët e konsiderojnë një tradhëti këtë nismë pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Sot në Tiranë është mbajtur takimi i tretë i Mini-Shengenit. Në takim ka marrë pjesë dhe Mali i Zi dhe tashmë janë katër vende që e përkrahin këtë nismë. Liderët zhvilluan një viztë në Durrës dhe panë nga afër dëmet e tërmetit. Zaev, Vuçit dhe Gjukanoviç premtuar se do ndihmojnë Shqipërinë dhe thanë se Mini-Shengeni do rrisë ekonomitë e vendeve. Ndërkohë, Rama ka folur për Kosovën dhe tha se është përjashtuar vetë dhe liderët po e fusin në një rrugë qorre.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike majlinda bregu zoran zaev majlinda bregu zoran zaev

Sondazh

Poll