Politike

Samiti i 3-të i Mini-Shengenit shoqërohet me protesta. Rama krah Vuçiç, Zaev e Gjukanoviç: Kosova u përjashtua vetë. Kemi

21 Dhjetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
Samiti i 3-të i Mini-Shengenit shoqërohet me protesta. Rama krah

TIRANË– Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Milo Gjukanoviç kanë zhvilluar sot në Tiranë takimin e tretë për marrëveshjen e Shengenit Ballkanik. Kosova dhe Bosnja kanë deklaruar se nuk do marrin pjesë në këtë Samit, pasi ato ndihen të përjashtuara që në fillim dhe nuk ulen në tryezë me Serbinë, shtet me të cilin kanë probleme.

Pasi dje ishin të pranishëm në koncertin e zhvilluar për të mbledhur të ardhura në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit, sot katër zyrtarët, të shoqëruar nga ministri i Plotfuqishëm Blendi Çuçi dhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë vizituar dhe parë nga afër dëmet e shkaktuara nga lëkundjet 7 ballëshe.

Pas vizitës në Durrës, u kthyen sërish në Tiranë, ku janë pritur me protesta. Një grup qytetarësh të shoqatës “Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, kanë kundërshtuar takimin pasi kërkojnë nga Rama që të bëjë transparencë atë që ka biseduar me liderët e tjerë.

Por dhe pse me protesta jashtë, brenda liderët kanë vijuar të qetë bisedimet dhe më pas kanë dalë në një deklaratë të përbashkët, ku kanë theksuar se e rëndësishme është të thellohet bashkëpunimi mes vendeve.

Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç u shprehën shpresë plotë se marrëveshjat do ndihmojnë vendet në ekonomi dhe lanë rrugë të hapur për Kosovën dhe Bosnjen. Ata këmbëngulën se nisma e ndërmarrë prej tyre nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe se mbështetej edhe nga ndërkombëtarët e SHBA. Nga ana e tij, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama u tregua i ashpër me liderët e Kosovës duke “mbyllur derën” për takimet e ardhshme, pasi sipas tij ata janë vetëizoluar pavarësisht ftesave të marra.

Në një prononcim për gazetarët pas konferencës, Rama nuk u përmbajt ndaj kryeministrit në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajt, të cilin e quajti gënjeshtar pasi samiti nuk kishte qëllim heqjen e taksës për mallrat serbe. Edhe pse jo pjesëmarrës në takim, Haradinaj ka dërguar “të fala” nga Kosova duke këmbëngulur se idea e minishengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vënë Serbisë. Me tone ironie Haradinaj iu uroi punë të mbarë.

Dje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e cilësoi këtë një “eksperiment rajonal”, të cilin Kosova refuzon ta njohë. Por një përgjigje e mori nga Rama, i cili tha se Kosova del humbëse nga refuzimi i hyrjes në Samit, pasi sipas tij, kjo tryezë njihet edhe nga SHBA e BE.

Ndërkohë gjatë pasdites së djeshme, takimi i tre liderëve është shoqëruar me protesta nga aktivistët e Vetëvendosjes në Tiranë. Ata janë shprehur kundër ardhjes së Vuçiç në Shqipëri dhe kërkojnë që ai të shpallet non grata, pasi ka qenë një nga zyrtarët e lartë në qeverinë e Millosheviçit dhe nuk njeh krimet e luftës në Kosovë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aleksander vicic edi rama samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane aleksander vicic edi rama samiti i trete i minishengenit takimi i mini shengen ne tirane

Sondazh

Poll