Sport

Pogba: “Jam gati të heq dorë nga disa para, vetëm të luaj futboll!”

Mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba, në një intervistë ekskluzive për 'La Gazzetta dello Sport' pas skualifikimit për doping të reduktuar nga Kas në 18 muaj, i cili tashmë do të përfundojë në mars.

16 Tetor 2024, 22:30 Nga DOSJA
Pogba: “Jam gati të heq dorë nga disa para, vetëm të

ITALI - "Unë mendoj se do të kthehem gati për tu stërvitur dhe luajtur me Juventusin. Tani jam lojtar i Juventusit. Kjo është gjithçka në kokën time sot”. Kështu mesfushori francez i Juventusit, Paul Pogba, në një intervistë ekskluzive për 'La Gazzetta dello Sport' pas skualifikimit për doping të reduktuar nga Kas në 18 muaj, i cili tashmë do të përfundojë në mars.

"Do të jetë një Pogba i ri: më i uritur, më i mençur dhe më i fortë. Unë jam stërvitur vetëm me trajnerët këtë vit dhe jam gati të kthehem në normalitet në vitin 2025. Kam vetëm një dëshirë, të luaj futboll. Jam i gatshëm të heq dorë edhe për disa para për të luajtur sërish për Juventusin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll