Sport

Blindohet Egnatia, prezanton një tjetër lojtarë të kombëtares

“I lumtur për këtë aventurë të re së bashku me Egnatian. Faleminderit klubit për besimin dhe shpresoj të arrijmë objektivat me sukses”, shkruan Frederic Veseli.

16 Tetor 2024, 22:18 Nga DOSJA
Blindohet Egnatia, prezanton një tjetër lojtarë të

TIRANE - Frederic Veseli u bashkua me Egnatian, teksa firmosi kontratë për dy vite me skuadrën nga Rrogozhina. Veseli, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shprehet i lumtur për këtë aventurë të re .

“I lumtur për këtë aventurë të re së bashku me Egnatian. Faleminderit klubit për besimin dhe shpresoj të arrijmë objektivat me sukses”, shkruan Frederic Veseli.

Mbrojtësi 31-vjeçar ka luajtur më parë për Empolin, Salernitanën dhe Beneventon. Së fundmi, ai u impenjua me Karagumruk në Turqi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll