Sport

Varane: "Klubet duhet të kopjojnë Real Madridin, t'i ndihmojnë të rinjtë të rriten"...

"Kam pasur fatin të isha në një klub, që u jep të rinjve kohë për të mësuar në një nivel shumë të lartë dhe për t'u pjekur fizikisht”

16 Tetor 2024, 18:44 Nga DOSJA

Varane: "Klubet duhet të kopjojnë Real Madridin, t'i

FRANCE - Gjatë një interviste të gjatë dhënë për L'Equipe, Raphaël Varane flet edhe për kohën e tij në Real Madrid:

"Kam pasur fatin të isha në një klub, që u jep të rinjve kohë për të mësuar në një nivel shumë të lartë dhe për t'u pjekur fizikisht.

Gjë që e kanë bërë prej vitesh, me mua, (Federico) Valverde, Vinicius apo Rodrygo, është e jashtëzakonshme. Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin”.

Një epokë e artë në Madrid: "José Mourinho filloi diçka të madhe. Ancelotti arriti ta transformonte atë dhe më pas ne kishim brezin e artë në kulmin e tij, me Zidane në krye.

Ai më thirri te Lens për të nënshkruar me Real Madridin dhe kështu u takova me të si trajner, mësova shumë prej tij, edhe nëse nuk ishim gjithmonë dakord për gjithçka”.

Varane flet edhe për tërheqjen nga futbolli: "Kur dilni, merrni frymë, keni një ndjenjë lirie, euforie dhe në të njëjtën kohë ndiheni plotësisht të humbur.

Keni shumë liri dhe pyesni veten: “Çfarë po me ndodh mua?” E di teorinë, por të jetosh është tjetër gjë, thashë me vete: “Çfarë është e gjitha kjo?”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll