Sport

Presidenti i Ligës spanjolle i bën thirrje FIFA-s: “Anulloni Botërorin e Klubeve!”

Javier Tebas i ka kërkuar FIFA-s të anulojë Kupën e Botës për Klube, e planifikuar në SHBA duke filluar nga qershori i ardhshëm me një format të ri me 32 skuadra.

16 Tetor 2024, 22:00 Nga DOSJA
Presidenti i Ligës spanjolle i bën thirrje FIFA-s: “Anulloni

SPANJE - Presidenti i La Ligës, Javier Tebas i ka kërkuar FIFA-s të anulojë Kupën e Botës për Klube, e planifikuar në SHBA duke filluar nga qershori i ardhshëm me një format të ri me 32 skuadra.

Sipas tij, turneu nuk ka interes as për klubet, as për lojtarët, as për sponsorët dhe as për televizionet. “Infantino duhet të anulojë Kupën e Botës për Klube. Nuk është me interes për lojtarët, as për klubet, as për FIFA-n”,  tha ai për The Athletic.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll