Sport

Reali i Madridit nuk ndalet, ja surpriza për tifozët e tij në janar!

15-herë fituesit e Champions League do të shpresojnë ta bindin Chelsea-n të shesë mbrojtësin e ri, i cili ka një vlerë prej 300,000 euro sipas Transfermarkt.

16 Tetor 2024, 21:55 Nga DOSJA
Reali i Madridit nuk ndalet, ja surpriza për tifozët e tij në

SPANJE - Real Madridi po planifikon një lëvizje për adoleshentin e Chelsea-t, Josh Acheampong. 18-vjeçari ka luajtur dy ndeshje për ekipin e parë të londinezëve. Raporti sugjeron se kampionët e Europës e konsiderojnë mbrojtësin e ri si një opsion të improvizuar në krahun e djathtë pas dëmtimit të Dani Carvajal.

Ai ka një kontratë me klubin e Stamford Bridge deri në vitin 2026 dhe besohet të jetë një pjesë kyçe e planeve të ardhshme të klubit. Real Madridi është goditur nga dëmtimet dhe nuk ka shumë alternativa në mbrojtje, veçanërisht në krahun e djathtë pas dëmtimeve të Carvajal dhe 17-vjeçarit Joan Martinez.

15-herë fituesit e Champions League do të shpresojnë ta bindin Chelsea-n të shesë mbrojtësin e ri, i cili ka një vlerë prej 300,000 euro sipas Transfermarkt. Liverpool, Tottenham dhe Newcastle United gjithashtu raportohet se po e monitorojnë lojtarin dhe mund të përfshihen në garën për nënshkrimin e Acheampong në merkaton e janarit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll