Sport

Shorti i Botërorit 2026 mund të na dhurojë “derbin” shqiptar, Shqipëri-Kosovë!

Kontinenti europian ka 16 përfaqësuese. Kualifikueset do të luhen në 12 grupe, nga të cilat kryesuesit do të shkojnë direkt në Botëror, ndërsa vendet e dyta do të luajnë një play-off me katër skuadrat më të mira të Nations League.

16 Tetor 2024, 17:59 Nga DOSJA
Shorti i Botërorit 2026 mund të na dhurojë “derbin”

ZVICER - Shorti për ndeshjet kualifikuese të Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor. Sfidat e para do të luhen në mars të vitit 2025 dhe ne i presim me padurim, sepse ëndrra mbetet pjesëmarrja në Kupën e Botës.

Kontinenti europian ka 16 përfaqësuese. Kualifikueset do të luhen në 12 grupe, nga të cilat kryesuesit do të shkojnë direkt në Botëror, ndërsa vendet e dyta do të luajnë një play-off me katër skuadrat më të mira të Nations League.

Kosova dhe Shqipëria mund edhe të jenë në të njëjtin grup për kualifikueset, meqë Kosova është në vazon e katërt, kurse Shqipëria në vazon e tretë. Në vazon e parë do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll