Sport

Asllani mes protagonistëve të raundit të katërt në Ligën e Kombeve!

Faqja e specializuar e statistikave Whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63.

16 Tetor 2024, 22:04 Nga DOSJA

Asllani mes protagonistëve të raundit të katërt në

ITALI - Kristjan Asllani i dhuroi 3 pikë Shqipërisë në ndeshjen e Nations League ndaj Gjeorgjisë, me atë gol vendimtar në Tbilisi.

Përveç golit magjik, mesfushori ishte i  palodhur në fushë, duke ndihmuar skuadrën edhe në aspekte të tjera. Falë asaj performance fantastike, 22-vjeçari është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Kombeve.

Faqja e specializuar e statistikave Whoscored.com ka vlerësuar paraqitjen e Asllanit me notën 8.63. Në formacionin e javës është edhe sulmuesi austriak i Interit, Arnautovic dhe mbrojtësi anësor i Liverpool, Alexander Arnold.

Asllani mes protagonistëve të raundit të katërt në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll