Sport

E rrallë, derbi i kryeqytetit spostohet në Vlorë…

Sipas burimeve brenda Federatës Shqiptare të Futbollit është arritur dakordësia mes klubeve dhe FSHF-së për këtë “spostim” të derbit pasi më herët ishte njoftuar se ndeshja nuk mund të luhej në stadiumin n“Air Albania” për shkak të gjendjes së fushës.

16 Tetor 2024, 17:28 Nga DOSJA
E rrallë, derbi i kryeqytetit spostohet në Vlorë…

TIRANE - Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, sfidë e vlefshme për javën e nëntë të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë ditën e shtunë.

Sipas burimeve brenda Federatës Shqiptare të Futbollit është arritur dakordësia mes klubeve dhe FSHF-së për këtë “spostim” të derbit pasi më herët ishte njoftuar se ndeshja nuk mund të luhej në stadiumin n“Air Albania” për shkak të gjendjes së fushës, por edhe ndeshjeve të kombëtares në nëntor, më 16 nëntor ndaj Republikës Çeke dhe më 19 nëntor përballë Ukrainës, dy ndeshjet e fundit të fazes së grupeve të Ligës së Kombeve.

Nuk është zyrtarizuar akoma orari i takimit. Klubet synojnë që ndeshja të zhvillohet në orën 17:00 nën dritën e prozhektorëve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar pasi opsioni tjetër është që kjo ndeshje të luhet në orën 14:00.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll