Aktualitet

Laçi, si një gërmadhë pas tërmetit, apeli i vullnetarëve, për banorët në çadra

20 Dhjetor 2019, 21:03 Nga DOSJA
Laçi, si një gërmadhë pas tërmetit, apeli i

LAÇ- Qyteti i Laçit tashmë ngjan si një gërmadhë pas shembjes se 7 pallateve 4 ditë më parë nga IKMT. Inertet nuk janë larguar ende, ndërsa zona nga Bashkia e Laçit deri pranë Gjykatës është kthyer në gërmadhë.

Tërmeti tragjik i 26 Nëntorit, la në qiell të hapur shumë familje në Laç, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë, vijojnë të kalojnë ditët dhe netët në çadra. Të paktën 60 banorë prej 3 javësh qëndrojnë në një çadër të ngritur nga Kisha e Shën Mëhillit në këtë qytet. Ndërkohë, vullnetarët, të cilët shërbejnë prej javësh në këtë çadër, apelojnë për ndihmë nga shteti, pasi rezervat ushqimore po iu mbarohen dhe se nuk kanë ku të kërkojnë ndihmë për të strehuarit në çadër.

Situata pas tërmetit, po vijon të përmirësohet pasi shumë banorë janë strehuar në banesat e reja, fal dhe ndihmave nga fondacione  e qytetar të ndryshëm. Ende ka banorë që jetojnë në çadra e të tjerë ankohen se askush nuk i ka parë. Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ka nisur puna për mbledhjen e fondeve dhe në terren ka nisur dhe ndërtimi i banesave të reja nga fondacionet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret ne cadra laç tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret ne cadra laç tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll