Aktualitet

“S’më lejojnë të dal me shokët”/16-vjeçarja alarmon policinë dhe familjen, pasi ikën natën nga shtëpia, frika e p

20 Dhjetor 2019, 15:27 Nga DOSJA
“S’më lejojnë të dal me

BULQIZË- Një 16-vjeçare, e cila gjatë muajve të fundit largohet natën nga shtëpia, është bërë problem për familjen dhe policinë e Bulqizës.

Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se e mitura me inicialet P.Sh është bërë problem jo vetëm për familjen, por edhe për policinë, pasi të paktën gjashtë herë babai ka shkuar për të denoncuar humbjen e vajzës së tij.

Pas kallëzimit të të atit, policia fillon kërkimet ajo kthehet në shtëpi duke e kthyer këtë në një veprim të zakonshëm.

Gjithashtu adoleshentja është përjashtuar edhe nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave, ndërsa prindërit i tremben faktit se vajza mund të shfrytëzohet apo trafikohet nga persona të tjerë.

i riu per shengenin e ballkanit

Ne, janë shprehur prindërit në Polici, e trajtojmë vajzën mjaft mirë, ashtu siç trajtojmë gjashtë fëmijët e tjerë. Por ajo largohet nga shtëpia tinëz, kryesisht natën. Nuk dimë ku vete, me kë rri, çfarë bën, ku ushqehet. Kemi frikë se po e trafikojnë apo e shfrytëzojnë për prostitucion. Disa ditë më parë është ndalur në doganën e Morinit, teksa udhëtonte drejt Kosovës. Nuk na thanë me kë po udhëtonte dhe pse tentoi të largohej nga Dibra”., shprehen ata në polici.

Gjatë shoqërimeve të saj në Polici, 16-vjeçarja është shprehur: “Unë largohem nga shtëpia sepse prindërit nuk më lejojnë të dal me shoqet e shokët. Nuk mund të rri e mbyllur në shtëpi. Kur largohem zakonisht qëndroj te shoqet e mia në Bulqizë, Peshkopi e Tiranë”.

a.m/dosja.a

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize largohet adoleshentja nga shtepia bulqize largohet adoleshentja nga shtepia

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 13:53

Shqipëria merr kryesinë e OSBE për vitin 2020

TIRANË- Njoftimi zyrtar vjen nga Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, e cila i referohet një postimi në Facebook të Ministrit të Jashtëm ...