Aktualitet

Hapet minipanairi në Sheshin Skëndërbej/ Promovohet trashëgimia kulturore, fitimet shkojnë për të prekurit nga tërmeti (

20 Dhjetor 2019, 15:26 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e sotme në Sheshin Skëndërbej, është hapur minipanairi për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore .

Ky organizim me nismën “Vishu me traditën shqiptar”e, “Bli produkte të mrekullueshme të Artizanatëve shqiptarë”, është ndërtuar për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Minipanairi do të zgjasë dy ditë, nga data 20-22 dhjetor.

Në këtë minipanair janë bashkuar “artizanatë të rinj” të talentuar që duan të promovojnë krijimet e tyre. Fokusi i këti panairi është tek punët, të cilat janë të realizuara me dorë dhe kanë një vlerë të çmuar për trashëgiminë kulturore dhe është një atraksion që tërheq mendjen e turistëve.

Për këtë projekt është punuar rreth tre muaj më parë, dhe tani po prezantohen në Sheshin Skëndërbej.

Në këtë panair do të jenë krijime të nxënësve të gjimnazit profesional “Hamdi Bushati” në Shkodër, gjimnazistë të Tiranës, si edhe instrumentistë nga Mirdita, të cilët do të prezantojnë muzikën folklorike me instrumentin e ҫiftelisë.

Duke qenë se jemi në prag festash, kjo është edhe një mundësi e mirë për të treguar se sa të larmishme janë krijimet e të rinjve shqiptarë të cilët nuk e kanë harruar artizanalen, kulturën dhe traditën shqiptare.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet minipanairi sheshi skënderbe trazhëgimi kulturore minipanairi sheshi skënderbe trazhëgimi kulturore

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 13:53

Shqipëria merr kryesinë e OSBE për vitin 2020

TIRANË- Njoftimi zyrtar vjen nga Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, e cila i referohet një postimi në Facebook të Ministrit të Jashtëm ...