Aktualitet

“Kisha harruar të mësoj veten si të mos kem frikë për familjen”, ministri Lleshaj kujton fjalët e policit të RENEA-s

20 Dhjetor 2019, 15:22 Nga DOSJA
“Kisha harruar të mësoj veten si të mos kem frikë

TIRANË- Gjatë ceremonisë së ndarjes së 11 “Medaljeve të Nderit” për punonjësit e Policisë së Shtetit që menaxhuan sipas Ministrisë së Brendshme më së miri situatën pas tërmetit të 26-nëntorit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj përmendi edhe rastin e efektivit të RENEA-s, Shkëlzen Alushi. Alushi, u kthye në një personazh viral në rrjetet sociale, pasi Dosja.al publikoi një dedikim që ai ndau me miqtë e tij, ku i kërkonte falje të birit. Duket se shkrimi ka përfunduar deri në dorën e ministrit i cili nuk ngurroi të lexonte fjalët e Shkëlzenit për të përshkruar sakrificën e punonjësve të policisë.

“Unë nuk besoj se ekziston një përkufizim i qartë për heroin, por nëse do të më duhej të bëja një propozim do të ishte pikërisht ky: Hero është ai ose ajo që në rastin kur është më shumë se kurrë i nevojshëm për të qenë pranë familjes së tij, nxiton për të ndihmuar fëmijët dhe familjet e të tjerëve. Më 26 nëntor të tillë kishte shumë, policë, zjarrfikës, ushtarë, personel shëndetësor, nëpunës, etj.. “Jam munduar gjithmonë që familjes dhe fëmijëve të mi t’ju mësoj si ta mposhtin frikën, por kisha harruar të mësoj veten se si të mos kem frikë për ta, në momente të vështira”, shkruante ato ditë Shkëlzeni, një anëtar i RENEA-s, teksa djali i tij i vogël, i frikësuar e kërkonte ta kishte të atin në shtëpi. Me pak fjalë, Shkëlzeni ka përshkruar në trajtë dramatike dilemën heroike me të cilën janë përballur të gjithë ata që në ato minuta të rënda u kthyen shpinën familjeve të tyre.”-tha Lleshaj, duke risjellë fjalët e efektivit që bënë xhiron e rrjetit gjatë ditëve ku situata në Thumanë dhe Durrësi, ishte kaotike. 

Ja çfarë shkruante efektivi më 28 nëntor për djalin e tij të mitur:

Dua ti kerkoj te falur birit tim Semit dhe familjes time qe per shkak te profesionit une shumicen e rasteve nuk jam prane tyre as kur kane nevoje per mua dhe as kur duan te gezojne me mua.

Postimi i plotë në Instagram:

 

 

Termet pas termeti,lekundjet nuk kane te ndalur.E dhimbshme per gjithe njerezit dhe frika qe ka pushtuar cdo qenie te gjalle ne toke eshte e papershkrueshme.Jam munduar gjithmone qe familjes dhe femijve te mi tju mesoj si ta mposhtin friken,por kisha harruar te mesoj veten se si te mos kem frike per ta,ne momente te veshtira.Nuk munda sepse asnjehere nuk munda te jem me ta per shkak sepse gjithmone me eshte dashur te jem ne detyre ne ndihme te te tjereve(komunitetit)Miqte e mi vendosa ta ndaj me ju kete histori pasi u ndjeva shume i pafuqishem ne tragjedine e fundit kur degjoja pertej telefonit te qarat e djalit tim 2 vjecar,Semit i cili me therriste:Babi kam frike,hajde ke pija(shtepia)ka fantazma ne pi(shpi)etj etj me ate zerin e tij te pafajshem dhe me çiltersine e nje femije krejtsisht i pafajshem.Dhe pergjigjia ime dhe pse me gjysme zeri ishte;O dashuri o zemra ime nuk mund te vi sepse me duhet te ndihmoj disa femije te tjere,njerez te tjere qe jane ne veshtirsi e ndoshta fatkeqsisht me pak shprese per jeten e tyre.?Edhe pse e di qe sme kuptonte dhe as qe do tja dije qe te me kuptoj sepse fundja une duhet te permbush detyren time si prind por gjithmone te pamundur per shkak te profesionit tim.Dua ti kerkoj te falur birit tim Semit dhe familjes time qe per shkak te profesionit une shumicen e rasteve nuk jam prane tyre as kur kane nevoje per mua dhe as kur duan te gezojne me mua.Me kete rast dua te pershendes te gjithe femijet,familjet e kolegeve te mi qe ndihen si une.RESPEKT.Jam i sigurte qe nese ne nuk jemi prane jush,Zoti eshte gjithmone me ju.Ju dua pafund familja ime,Zoti ju bekofte.Amin?(video ilustruese)

A post shared by Alb??Cowboy_Lifestyle? (@daja.77) on

51 persona të vdekur, mbi 1 mijë të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit i 26 nëntorit, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. 

(F.g/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sander lleshaj shkelzen alushi termeti i 26 nentorit sander lleshaj shkelzen alushi termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 13:53

Shqipëria merr kryesinë e OSBE për vitin 2020

TIRANË- Njoftimi zyrtar vjen nga Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, e cila i referohet një postimi në Facebook të Ministrit të Jashtëm ...