Aktualitet

Mbërritja e Vuçiç në Tiranë, rëndohet trafiku në autostradën Tiranë-Durrës

20 Dhjetor 2019, 15:45 Nga DOSJA
Mbërritja e Vuçiç në Tiranë, rëndohet trafiku

TIRANË- Autostrada Tiranë-Durrës është rënduar nga trafiku i automjeteve këtë pasdite. Prej disa orësh radha e automjeteve vijon të qëndrojë e bllokuar duke rënduar trafikun. Kjo për shkak të autostradës mësohet së është mbërritja e presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë, për samitin e 3-të të mini-shengenit.

i riu per shengenin e ballkanit

Ndërkaq masa të mëdha sigurie janë edhe tek hoteli ku do të qëndrojnë Vuçiç dhe Zaev.Qindra policë kanë blinduar godinën në qendër të Tiranës.

Më 8 tetor u zhvillua takimi i parë për “Shengenin Ballkanik”, në Novi Sad të Serbisë,  ku diskutua për lëvizjen e lirë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas takimit, presidenti Aleksandër Vuçiç, dhe dy kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev  mbajtën një  konferencë për mediet ku edhe shpjeguan të mirat e ‘Shengenit të Vogël’. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se e shkuara duhet lënë pas krahëve dhe duhet parë para për t’i siguruar fëmijëve një të ardhme më të mirë. Sipas Ramës, projekti ku lëvizja do të jetë e lirë brenda Ballkanit do të duhet që të mbyllet brenda vitit 2021.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mberrin vuçiç minishengeni ballkanik samiti i trete i minishengenit trafik në autostrade tirane-durres mberrin vuçiç minishengeni ballkanik samiti i trete i minishengenit trafik në autostrade tirane-durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Dhjetor 2019, 13:53

Shqipëria merr kryesinë e OSBE për vitin 2020

TIRANË- Njoftimi zyrtar vjen nga Ministria e për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, e cila i referohet një postimi në Facebook të Ministrit të Jashtëm ...