Aktualitet

Vetëvendosja kundër Minishengenit, aktivistët përplasen me policinë: Jo Vuçiç (Foto+VD)

20 Dhjetor 2019, 16:16 Nga DOSJA
Vetëvendosja kundër Minishengenit, aktivistët përplasen me

TIRANË– Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri kanë dalë të protestojnë përballë godinës së kryeministrisë, pasi kundërshtojnë Minishengenit Ballkanik.

Me pankarta në duar, aktivistët e Vetëvendosjes kundërshtojnë praninë e Presidentit Serb, Aleksandar Vuçic.

 

 

“Jo Vuçiç”, “20 milion euro borxh për luftë”, “Vetëvendosje për bashkim”,”Shqipëria nuk harron”, e shumë shprehje të tjera janë ato që përdoren nga aktivistët të cilët kundërshtojnë takimet e Minishengenit Ballkanik. Në protestë ka pasur edhe disa përplasje me efektivët e policisë.

Nga ana tjetër, Bojken Abazi, drejtori ekzekutiv i Vetëvendosjes ka bërë një reagim në lidhje me ardhjen e Vuçiç në Tiranë. Në një status në Facebook, Abazi e quan Vuçiç një kriminel lufte.

Një kriminel lufte si Vuçiç, nuk mund të bëjë rolin e bamirësit në Shqipëri. KM Rama nuk mund t’ia pastrojë atij imazhin me projekte kundër interesave kombëtare, si mini-shengeni. Shihemi sot në Tiranë në ora 17:00, te lulishtja “Qemal Stafa”, përball Hotel “Rogner”, në krah të Presidencës, për të kundështuar së bashku qëllimet e vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe politikat e qeverisë që ai drejton,”– shkruan ai ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet samiti i trete i minishengenit vetevendosja proteston kunder vucic samiti i trete i minishengenit vetevendosja proteston kunder vucic

Sondazh

Poll