Aktualitet

Vizita e Vuçiç/ Aktivistët nuk lejohen të protestojnë para hotelit ku po mbahet takimi mes liderëve: Serbia po punon për

20 Dhjetor 2019, 16:57 Nga DOSJA
Vizita e Vuçiç/ Aktivistët nuk lejohen të

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosja në Tiranë ka organizuar një protestë për të refuzuar minishengenin që do të mbahet në Tiranë dhe prezencën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Protestuesit mbajnë në duar flamuj shqiptarë, foto nga masakra e Reçakut dhe pankarta që përçojnë mesazhe të ndryshme kundër Vuçiçit. Aktivistët nuk janë lejuar  të protestojnë pranë hotel Rognerit, aty ku edhe do të mbahet takimi mes liderëve të ballkanit. Policia ka ndërhyrë duke zhvendosur me forcë protestuesit.

 

“Kjo që po ndoh është historike, Serbia po punon për t’i përçarë shqiptarët. Ne jemi të gjithë shqiptarë të këqinj për Serbinë.

Kjo protestë nënkupton refuzim ndaj minishengenit. Ne po protesojmë për herë të dytë kundër Vuçiç që është përfaësues i shtetit që nuk njeh Kosovë, nuk njeh masakrat që ka bërë Serbia në Kosovë. Ne e kemi shpallur protestë simbolike. Janë mbledhur të gjithë shqiptarët”, tha aktivisti Enis Sulstarova.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aktivistet ne proteste minishengeni ballkanik samiti i trete i minishengenit aktivistet ne proteste minishengeni ballkanik samiti i trete i minishengenit

Sondazh

Poll