Politike

Berisha: Një përshëndetje të përzemërt Salianjit dhe të gjithë demokratëve që qëndrojnë si heronj të vërtetë në burgjet e narkoshtetit

erisha bëri një përshëndetje për ish-deputetin, Ervin Salianji dhe të gjithë demokratët, të cilët qëndrojnë si heronj të vërtetë rezistence në burgjet dhe komisariatet e narkoshtetit, e regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

15 Tetor 2024, 20:12 Nga N.F
Berisha: Një përshëndetje të përzemërt Salianjit
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha bëri një përshëndetje për ish-deputetin, Ervin Salianji dhe të gjithë demokratët, të cilët qëndrojnë si heronj të vërtetë rezistence në burgjet dhe komisariatet e narkoshtetit, e regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Ai shtoi se një falënderim dhe mirënjohje u shkon edhe pararendësve të fitores së PD, që me respektin, me ndjenjat miqësore, me dashurinë tuaj, shndërruan ditëlindjen e tij në ditëlindjen më të bukur dhe më frymëzuese të jetës së tij. 

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush qëndrestare dhe qëndrestarë të pamposhtur, misionarë të kauzës së drejtë të mbarë shqiptarëve.
Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që me fjalët e tyre shpërndajnë të vërteta në të katër anët e vendit.


Një përshëndetje të përzemërt Ervin Salianjit dhe të gjithë demokratëve, të cilët qëndrojnë si heronj të vërtetë rezistence në burgjet dhe komisariatet e narkoshtetit, e regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Por unë sonte e kam një falënderim dhe mirënjohje të veçante për ju, pararendës të fitores së PD, që me respektin, me ndjenjat miqësore, me dashurinë tuaj, shndërruat këtë ditëlindje timen në ditëlindjen më të bukur.


Në ditëlindjen më frymëzuese të jetës sime. Ky falënderim shkon në veçanti për anëtarët e Forumit Rinor, të cilët janë sot këtu të pranishëm dhe zbukuruan kaq shumë këtë takim, kësaj radhe kushtuar ditëlindjes time.

berisha salianji

Sondazh

Poll