Politike

Hapja e negociatave me BE, Kurti: Urime popullit dhe qeverisë shqiptare, nga ky rrugëtim i Shqipërisë do të mësojë edhe Kosova

Kryeministri shkruan se nga ky rrugëtim i Shqipërisë do të përfitojë edhe Kosova në mësime dhe përvoja, me të cilat sipas tij do t'i afrohet më shumë Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

15 Tetor 2024, 20:01 Nga r.ll
Hapja e negociatave me BE, Kurti: Urime popullit dhe qeverisë shqiptare,
albin kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me hapjen zyrtare të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një postim në Facebook, Kurti ka uruar popullin dhe qeverinë shqiptare për hapjen e negociatave.

Kryeministri shkruan se nga ky rrugëtim i Shqipërisë do të përfitojë edhe Kosova në mësime dhe përvoja, me të cilat sipas tij do t'i afrohet më shumë Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

POSTIMI I PLOTË: 

Me vendimin për hapjen e kapitujve të parë për anëtarësim në familjen evropiane, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, nga sot filloi një kapitull të ri e vendimtar.

I gëzohemi fort kësaj arritjeje të Shqipërisë! Urime popullit dhe qeverisë shqiptare! U dëshiroj rrugëtim pa pengesa e progres të bazuar në meritokraci dhe përmbushje të reformave prej të cilave së pari përfitojnë qytetarët dhe vendi.

Bashkimin Evropian e kemi qëllim të përbashkët me Shqipërinë, jo vetëm si cak anëtarësimi, por edhe si vlerë e shoqërive tona demokratike, mirëqenie për qytetarët tanë dhe orientim i dy shteteve tona. Nga ky rrugëtim që Shqipëria po e nis sot pa dyshim që do të përfitojë edhe Kosova jonë në mësime dhe përvoja me të cilat i afrohemi edhe më shumë Shqipërisë e bashkë Bashkimit Evropian.


albin kurti hapja e negociatave shqiperi-be

Sondazh

Poll