Politike

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, PD: Është ridënim politik dhe përndjekje e opozitës nën urdhrat e Edi Ramës

Në reagim thuhet se PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.

15 Tetor 2024, 17:43 Nga r.ll
Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin, PD:
ervin salianji

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së ish-deputetit Ervin Salianji, për lirim nga burgu. 

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso tha se PD e konsideron këtë si ridënim të Salianjit dhe përndjekje të opozitës. Në reagim thuhet se PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.

REAGIMI I PLOTË:

Partia Demokratike e konsideron si ridënim të deputetit demokrat Ervin Salianji vendimin e Gjykatës së Lartë të marrë sot në presionin dhe urdhrat e Edi Ramës.

Kundër një vendimi të paligjshëm dhe politikisht të motivuar, trupa e Gjykatës së Lartë, as u ngrit në lartësinë e detyrës dhe as nuk i shërbeu balancave ndërmjet pushteve në Shqipëri të cilat i ka fshirë Edi Rama me një të rënë të lapsit.

Mbajtja në burg e nënkryetarit të grupit parlamentar demokrat është një medalje për të dhe opozitarët, dhe një njollë turpi për qeverinë dhe gjykatat e saj, të cilat e kanë kthyer përndjekjen e eksponentëve të opozitës në gjueti shtrigash.

Partia Demokratike shpreh edhe njëhere mbështetjen për deputetin e saj dhe për cdo zë opozitar që ngrihet kundër regjimit.PD thekson se nuk ka paqe pa lirimin e të gjithë opozitarëve të mbajtur padrejtësisht në izolim ose në qeli.

Shërbëtorët e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt në gjyqësor nuk mund ta heshtin opozitën dhe as ta detyrojnë atë që, ashtu si ata, të shndërrohet në ankes të pushtetit.

ivi kaso pd ervin salianji

Sondazh

Poll