Politike

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin/ Zhupa: Jashtë logjikës juridike, sistem i kapur drejtësie!

Zhupa shtoi se burgu politik i Salianjit është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Sipas saj, Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.

15 Tetor 2024, 18:39 Nga N.F
Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin/ Zhupa:
Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së ish-deputetit, Ervin Salianji. Zhupa për mes një postimi në "Facebook" shkruan se burgu politik nga narkoqeveria është medalje për një politikan luftarak dhe të përkushtuar për interesin publik si Ervin Salianji. 


Zhupa shtoi se burgu politik i Salianjit është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Sipas saj, Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.

“Burgu politik nga narkoqeveria është medalje për një politikan luftarak dhe të përkushtuar për interesin publik si Ervin Salianji. Por burgu politik i tij është edhe radiografia e plotë e një sistemi drejtësie të kapur, të kontrolluar nga qeveria që jep vendime jashtë çdo llogjike juridike formale dhe substaciale. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë e tregoi plotësisht.


Rast unik Ervin Salianji si deputeti i parë që gjykohet në gjykata me juridiksion të përgjithshëm, si shqiptari i parë në 34 vite që dënohet me burg për kallëzim të rremë, si i vetmi që ka akuzë kallëzim të rremë pa bërë kurrë kallëzim, si politikani që gjykohet në bazë të denoncimit publik që coi një të kërkuar nga drejtësia italiane në burg. Me mikun, kolegun dhe demokratin Ervin Salianji, në betejën e tij për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e demokracisë
”, shkruan Zhupa.

Vendimi i Gjykatës së Lartë për Salianjin/ Zhupa:

ina zhupa gjykata e larte

Sondazh

Poll