Politike

Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për lirim nga burg, Salianji: Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

Salianji në reagimin e tij shprehet se vendimi u dha nga gjykatësit që sipas tij janë marrë peng në integritetin e tyre profesional, dhe se i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga bandat e krimit. 

15 Tetor 2024, 18:50 Nga r.ll
Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën për lirim nga burg,
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë për rrëzimin e kërkesës së tij për lirim nga burgu.

Salianji në reagimin e tij shprehet se vendimi u dha nga gjykatësit që sipas tij janë marrë peng në integritetin e tyre profesional, dhe se i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga bandat e krimit. 

"Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.", thotë Salianji ndër të tjera. 

REAGIMI I PLOTË:

Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.

Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbëtore, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!

Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision.

E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë.

Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtesia, e varfërinë nga pamundesia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime sherbetoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejne shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal.

Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.

Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne me gjyqësorin e kontrolluar.

E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero!

E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!

Përzemërsisht Ervin Salianji

Ish-deputeti demokrat u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burgim për kallëzim të rremë ndaj vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për të pezulluar dhe shtyrë vendimin e Apelit, sepse i rrezikonte mandatin dhe karrierën politike. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

ervin salianji gjykata e larte

Sondazh

Poll