Politike

Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ SPAK dorëzon në GJKKO dosjen me mbi 300 fashikuj, të pandehur Berisha dhe Malltezi

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

15 Tetor 2024, 19:21 Nga r.ll
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani/ SPAK dorëzon në GJKKO dosjen
spak

TIRANË- Prokuoria e Posaçme ka dërguar në Gjykatën e Posaçme dosjen me 333 fashikuj të hetimeve për privatizimin e ish kompleksit Partizani.  Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai dorëzuan të martën e 15 tetorit materialin në gjykatë, teksa kjo e fundit pritet që të hedh shortin për të caktuar trupën gjykuese ku në listën e 10 gjyqtarëve nuk përfshihet emri i Irena Gjokës.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me çështjen, ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu iu komunikua akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” iu komunikua edhe Xhimi Begeja, si dhe financieres Andia Pustina, ortakë dhe lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga "prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës".

dosja partizani sali berisha gjkko spak

Sondazh

Poll