Politike

Vizitoi Salianjin në burgun e Fierit/ Meta: Më bindi se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi!

Ai theksoi se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit.

15 Tetor 2024, 19:17 Nga N.F

Vizitoi Salianjin në burgun e Fierit/ Meta: Më bindi se burgu politik

Meta

FIER- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se vizituar ditën e sotme në burgun e Fierit ish-deputetin e PD, Ervin Salianji. Meta u shpreh se takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë. Ai theksoi se ky takim e bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e ndryshimit.


“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë,  Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.


Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë. Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi. Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”, u shpreh Meta.

meta salianji pl

Sondazh

Poll