Politike

Berisha: Qytetarët u ngritën kundër mafies shqiptaro-amerikane të Ramës, Soros dhe McGonigalit për të shpëtuar pluralizmin politik

Berisha u shpreh se Shqipëria është si asnjë vend tjetër në Europë, është vendi i burgosjes politike dhe persekutimit politik të eksponentëve, drejtuesve, deputetëve të opozitës. 

15 Tetor 2024, 20:18 Nga N.F
Berisha: Qytetarët u ngritën kundër mafies shqiptaro-amerikane
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u shpreh se Shqipëria është si asnjë vend tjetër në Europë, është vendi i burgosjes politike dhe persekutimit politik të eksponentëve, drejtuesve, deputetëve të opozitës. 

Ai shtoi se Shqipëria është vendi që kreu i narkoregjimit ka zgjedhur një lloj si sundimtari i Tunizisë, arrestimin e kundërshtarëve për të marrë mandatin. Berisha theksoi se qytetarët vidhen në mënyrën më të tmerrshme nga qeveritarët e tyre.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot Shqipëria është si asnjë vend tjetër në Europë, është vendi i burgosjes politike dhe persekutimit politik të eksponentëve, drejtuesve, deputetëve të opozitës. Është vendi që kreu i narkoregjimit ka zgjedhur një lloj si sundimtari i Tunizisë, arrestimin e kundërshtarëve për të marrë mandatin.


Është vendi në të cilin qytetarët vidhen në mënyrën më të tmerrshme nga qeveritarët e tyre.
Por është vendi gjithashtu i të rejave dhe të rinjve, burrave dhe grave të pamposhtur. Është vendi i atyre qytetarëve demokrate e demokratë, që në një moment kritik të ekzistencës së pluralizmit të vërtetë, demokracisë, u ngritën në traditën e tyre të trimërisë më epike shqiptare për t’i thënë mafies shqiptaro-amerikane, Edi Ramës, Xhorxh Sorosit, McGonigalit dhe të tjerëve se siç thotë fjala e vjetër e këtij kombi, Zot ruajna nga miqtë se nga armiqtë ruhem vetë, u detyruan të ngrihen si Feniks, të mbrohen nga ata miq, të cilët kërkonin të bënin kurban pluralizmin politik për kryekriminelin e kombit shqiptar, Edi Rama.

berisha rama mcgonigal

Sondazh

Poll